Për tri javë munguan penjtë kirurgjik dhe jodi, QKUK furnizohet me to

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

SHSKUK të martën ka furnizuar me penj kirurgjik Klinikën e Kirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Burime të Klan Kosovës brenda QKUK-së bëjnë me dije se penjtë kane munguar për tri javë dhe se se pacientët i kanë blerë vet ato kur janë futur në operacion.

Për po aq kohë ka pasë mungesë edhe të betadines apo jodit, e që edhe me këtë të fundit tashmë është bërë furnizimi i nevojshëm.

Lidhur me këtë Klan Kosova ka dërguar pyetje në drejtori të SHSKUK-së, por kjo e fundit nuk ka kthyer ende përgjigje.

Të ngjashme