Perez, Neymar, Ronaldo: E ardhmja dhe mashtrimi

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është duke shikuar përtej të tashmes dhe drejt të ardhmes, ndërsa viti 2022 është pika e referimit të tij.

Presidenti Florentino Perez në veçanti, po mendon për ta ndërtuar skuadrën e së ardhmes e cila do ta hijeshojë barin në Santiago Bernabeun e ri, shkruan MARCA, përcjell Gazeta Express.

Perez po mendon për vitin 2022 dhe është i përkushtuar ta ruajë statusin e Real Madridit si njëri prej klubeve më të mëdha në botë.

Ai dëshiron t’i këtë në skuadër kandidatët e së ardhmes për Topin e Artë, posaçërisht Kylian Mbappen.

Francezi nuk do të jetë vetëm, pasi ndihmë do t’i ofrojnë Eden Hazard, Erling Haaland, Martin Odegaard dhe Vinicus Junior.

E ardhmja e Neymarit mbetet mister.

Ish-menaxheri i tij, Wagner Ribeiro, i ka vënë çmim brazilianit, duke i bërë Perezin, presidentin e Barcelonës Josep Maria Bartomeu dhe të tjerët ta mendojnë dy herë transferimin e tij.

Mos u habisni nëse Newcastle United e kërkon Neymarin në ditët në vazhdim.

Ronaldo Nazario iu shkroi anëtarëve të Real Valladolidit dhe u dha shpresë tifozëve të klubit përballë krizë së tanishme.

“Më thanë se nuk do të isha në gjendje të ecja më”, tha braziliani.

Por pas kësaj, Ronaldo shënoi dy gola në finale të Kupës së Botës duke ia fituar Brazilit trofeun.

Të ngjashme