Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë

Prishtinë | 28 Sht 2023 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm një veturë është përfshirë nga flakët në rrugën C në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Flora Ahmeti zëdhënëse në Policinë Rajonale në Prishtinë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, gjersa vetura është dëmtuar tërësisht.

“Aktualisht policia ka nisur ndërrmarjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

Të ngjashme