Përfundon asfaltimi i rrugës Abri-Likoc

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 16:41 | Nga

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës që lidhë shumë fshatra të Komunës së Drenasit dhe të Komunës së Skënderajt, konkretisht fshatin Abri dhe Likoc që ka një rëndësi dhe histori të veçantë të kësaj ane.

Ky projekt ka qenë dyvjeçar dhe është bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Komunës së Drenasit, ndërsa gjatësia e projektit është 1.5 kilometër. Me këtë rast, drejtori i Urbanizmit, Idriz Hysenaj, ka thënë se ky është një nder projektet me të rëndësishme të kësaj ane sepse deri më tani ishte pengës për qarkullim të lirë ne këtë pjesë, dhe jo vetëm që lidhë shumë fshatra të Drenicës, por ofron edhe më shumë simbolin e rezistencës së kësaj ane në luftën e fundit që kjo rrugë ishte me e frekuentuara nga Ushtarët e UÇK-së dhe qytetarëve të kësaj ane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme