Përfundon numërimi i votave

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 20:30 | Nga

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Tiranës, ku PS ashtu si në shumicën e vendit ka fituar bindshëm.

18 deputetë ka marrë Partia Socialiste, 11 Partia Demokratike dhe 5 Lëvizja Socialiste për Integrim, shkruan Top Channel.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ka mbetur jashtë listës së deputetëve që do të hyjnë në Parlamentin e ardhshëm.

Në bazë të votave të marra, mandati i 18-të i PS-së, i takonte PDIU-së, por për shkak se ajo nuk mundi të kalonte pragun prej 3% në bazë Qarku nuk ka mundur të marrë asnjë mandat në Tiranë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme