Përfundon “prova për protestë” e VV-së, Kurti falënderon protestuesit nga ballkoni i Qeverisë

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 17:57 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga ballkoni i Qeverisë ka dalë për t’i falënderuar përkrahësit e tij, megjithëse më herët kishte deklaruar se ai si kryeministër nuk merret me organizimet e partisë, raporton Ekonomia Online.

Ky veprim i Kurtit është pritur me shumë ovacione nga qytetarët e pranishëm të cilët kanë brohoritur “Albin Kurti”.

Kryeministri në detyrë kishte deklaruar se ai nuk do të jetë pjesë e kësaj proteste, por ka mbështetur vazhdimisht idenë që qytetarët kanë të drejtë që të protestojnë.

Protesta e sotme e cila është quajtur “Provë për protestë” ka zgjatur rreth 45 minuta, megjithëse ishte paralajmëruar se do të zgjaste dy orë.

Pika kulminante e protestës ishte shpalosja e një baneri të madh me mbishkrimin “Duam Zgjedhje”.

“Performanca” ka përfunduar dhe qytetarët janë shpërndarë.

Megjithëse nuk thuhet hapur, “prova” e sotme është paralajmërim për protesta nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim që nuk i pëlqen VV-së rreth mocionit të presidenti Thaçi.

Të ngjashme