Përfundon seanca ndaj aktivistëve të VV-së, nuk jepet vendimi

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 11:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Gjykatën e Apelit, ka përfunduar gjykimi ndaj katër aktivistëve të VV-së të dënuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Gjyqtarja, Tonka Berishaj, tha se vendimi do të merret brenda afatit ligjor, ndonëse nuk dha as një datë.

Pas shqyrtimit të ankesave nga trupi gjykues avokatët e të akuzuarve  në një deklarim për media u shprehën optimistë se ky proces do të jetë lirues për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ramiz Krasniqi, avokati i Atdhe Arifit, tha se duke e njohur trupin gjykues është i bindur se ky trup do të merr parasysh ankesat e tyre.

Gjykata Themelore në Prishtinë në nëntor të vitit që shkoi dënoi me 21 vjet burg aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin e gushtit 2016 me raketahedhës në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme