Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit Potoqan i Poshtëm

Rahovec | 12 Pri 2017 | 14:40 | Nga

Në fshatin Potoqan i Poshtëm të Komunës së Rahovecit, sot u përkujtuan katër dëshmor dhe tre martir të rënë gjatë luftës së vitit 1999. Në shënimin e 18-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve u tha se djem dhe burra të fshatit Potoqan i Poshtëm, i’u bashkuan luftës për liri nën flamurin kuq e zi, me emblemën e dëshiruar edhe nga shumë breza, të cilët kanë dhënë jetën për tu formuar një ushtri, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Samedin Zeka, përfaqësues i fshatit Potoqan i Poshtëm, ka thënë se që nga dita e parë e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbarë Kosova ashtu edhe këtyre trimave u vlonte gjaku i etur për liri, se si mund të bëjmë sadopak për liri e Kosovës nga zgjedha e egër serbo sllave.

Rënia e Adem Jasharit dhe e familjes së tij u bë kushtim lirie nga të katër anët , deri sa arriti të themelohej edhe shtabi i UÇK-së në fshatin Drenoc, me 26 prill 1998. Djem dhe burra nga fshati ynë, i’u bashkuan luftës për liri nën flamurin kuq e zi, me emblemën e dëshiruar edhe nga shumë breza, të cilët kanë dhënë jetën për tu formuar një ushtri, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në fjalën e tij të rastit të mbajtur në tubimin përkujtimor Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi u shpreh se tubimet përkujtimore, na kthejnë në kujtesë vajtjet të cilat i kemi përjetuar dhe që nuk do të shlyhen nga kujtesa jonë.

“Ne si popull i kësaj ane duhet të ndihemi krenar për shumë arsyeje, iu kemi përgjigjur luftës dhe kemi dalë në istikame që nga ditët e para, kemi qenë zona nëpër të cilën kanë kaluar shumë ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të gjitha zonat dhe të cilët i kemi përcjellë dhe jemi kujdesur për ta”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme