Përkujtohen dëshmorët Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku

Prishtinë | 21 Jan 2017 | 16:08 | Nga

Në 18-vjetorin e rënies u përkujtuan sot Dëshmorët e Kombit, Skender Rexhepi nga fshati Mrasor, dhe Fitim Duraku nga fshati Krushë e Madhe i komunës së Rahovecit. Në tubimin përkujtimor morën pjesë zyrtarë komunalë, familjarë e bashkëluftëtarë të dëshmorëve, si dhe shumë qytetarë.

Xhemali Haxhimustafa, nënkryetar i Komunës së Rahovecit, në fjalën e tij tha se nderimi për njerëzit e sakrifikuar është përgjegjësi dhe obligim. “Duke kujtuar sakrificën dhe gjakun e derdhur për lirinë e atdheut, kujtojmë edhe familjarët e gjithë dëshmorëve. Duhet të jeni krenarë me bijtë tuaj”, u shpreh Haxhimustafa.

Në emër të familjeve Rexhepi e Duraku, foli vajza e dëshmorit Skender Rexhepi, Agnesa Rexhepi, e cila falënderoi Komunën pasi që gjithmonë nderon dëshmorët e saj dhe të gjithë pjesëmarrësit në tubim.

“Dëshmoret janë të pavdekshëm. Në fakt, ata me veprat dhe heroizmat e fituan këtë epitet. Atëherë kur ne nuk do t’i kujtojmë Dëshmorët, duhet të themi që ne jemi të vdekur e jo ata. Iu faleminderit Dëshmorëve që na mundësuan që t’i kujtojmë e ne të ndihemi të gjallë”, u shpreh ajo.

Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec, në këtë tubim përkujtimor ua dorëzoi certifikatat e dëshmorëve familjes së Skender Rexhepit dhe Fitim Durakut.

Vendi i renies

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme