Përmbytje nga veriu në jug të Italisë

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Moti i keq me reshje shiu dhe përmbytje ka përfshirë Italinë nga veriu në jug. Autoritetet italiane kanë vendosur të mbyllin shkollat në Romë. Ndërsa metereologët paralajmërojnë se situata do të përkeqësohet.

Është ende gjendje alarmi në Itali si pasojë e motit të keq. Reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë përfshirë qytete në veri dhe jug të vendit, ndërkohë që shpejtësia e erës arrin në 100 kilometra në orë, transmeton abcnews raportimet. Mbrojtja civile ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për disa qytete si: Lombardi, Veneto, Friuli Venecia Xhulia, Liguria, Trentino Alto Adixhe dhe Abruzo.

Shumë shkolla qëndrojnë të mbyllura në Romë dhe Toskanë. Katër persona kanë humbur jetën në Krotoneze si pasojë e përmbytjeve. Pemët e rrëzuara si pasojë e erës së fortë kanë bllokuar rrugët lidhëse mes qendrave dhe periferisë në Sardenjë. Metereologët kanë dhënë alarmin se situata mund të përkeqësohet gjatë ditës.

Lexo edhe:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme