Përparim Rama në kërkim të veturës luksoze

Prishtinë | 15 Mar 2023 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka shpall gjatë ditës se djeshme një tender për blerjen e një autoveturë për nevojat e Kabinetit të Kryetarit. Për këtë blerjen janë paraparë të shpenzohen fiks 45 mijë euro.

Në parkingun e oborrit të Komunës së Prishtinës shumë shpejt do të zë vend edhe një veturë e re.

Për blerje e saj tashmë kanë filluar edhe procedurat.

Gjatë ditës së djeshme Komuna që drejtohet nga Përparim Rama ka hapur edhe tenderin për këtë çështje.

Janë paraparë të shpenzohen fiks 45 mijë euro. Vetura duhet te jetë e re dhe me kilometra zero-zero.

“Furnizim me autoveturë për nevojat e Kabinetit të Kryetarit. Vlera e parashikuar e kontratës: 45,000.00. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 27.03.2023”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është dhënë edhe arsyetimi se pse po blihet kjo veturë, duke treguar se si kabineti i kryetarit ka mungesë të mjetit motorik për transport.

“….duke marrë parasysh që kabineti i kryetarit ka mungesë të mjetit motorik për transport dhe është nevojë emergjente për furnizim me autoveturë dhe pas kërkesës për aprovim dhe lejim nga AQP – Autoriteti Publik fillon procedurën me afat të shkurtuar për furnizim me autoveturë”.

Janë dhënë edhe disa detaje qe duhet i këtë vetura, por nuk është treguar se çfarë marke/tipi duhet të jetë ajo.

“Viti i prodhimit: 2021/22 i ri 00. Tipi i baterisë – Lithium-ion, Koha e mbushjes 07:30 h. Fuqia220 KË ( 299 KF ) Shpejtësia 0-100 km/h – 6.2 s. Shpejtësia maksimale – 160 km/h. Nderruesi – 1 AG Ulëset – 5. Gjatësia min / Gjatësia max. – 4.584 mm / 4.584 mm. Gjerësia min / Gjerësia max. 1.852 mm / 1.852 mm. Pesha 2.660 kg Boshti – 2.771 mm. Kapaciteti i bagazhit- Litre – 543 L. Kapaciteti i baterise ne kËh – 77 kËh Shpenzimet mesatare/perafersisht (NEDC) – 16,3 kËh/100km. Shpenzimet mesatare/perafersisht (ËLTP) – 18.2 kËh/100km. Autonomia e vozitjes / perafersisht (ËLTP) – 340-480 km. Klasa e efiqiences – A+”. /Demokracia.com

Të ngjashme