Përparim Rama pozitiv me COVID-19

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka thënë se është izoluar menjëherë sapo e ka kuptuar që ka pasë kontakt me persona që janë pozitivë me COVID-19.

I pari i kryeqytetit tha se ka anuluar të gjitha takimet, derisa punën do ta vazhdojë nga shtëpia.

“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Rama në Facebook.

Të ngjashme