Përplasen deputetët e LDK-së dhe VV-së, shkak kontratat njëburimore

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 12:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, kanë pasur një përplasje verbale mes vete. Shkak për këtë kanë qenë kontratat njëburimore, raporton Ekonomia Online.

Kjo përplasje ka ardhur pasi deputeti i VV-së Thaci, ka akuzuar deputeten Bajrami se në kohën sa ishte ministre ka nënshkruar katër kontrara një burimore.

E për këto akuza Bajrami tha se janë gënjeshtra, dhe se as njëren nga ato kontrata nuk i ka nënshkruar.

Pas fjalimit Bajrami i është afruar në ulësen e deputetit Thaçi duke akuzuar se po e gënjen.

“Të gjitha çka i the janë gënjeshtra. Ke gënjyer nuk e kam nënshkruar”, tha ajo.

Të ngjashme