Pas dështimit të seancës se jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën ishte paraparë që të diskutohej propozim-vendimi për lënie në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033, gjatë një konferencë për media janë përplasur ish- nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu me kryetarin e kryeqytetit, Përparim Rama. raporton Ekonomia Online.
Ish-nënkryetari Sejdiu kritikoi procesin duke vënë në pikëpyetje përfshirjen e qytetarëve në hartimin e planit.
“Sa lagje i keni vizituar? Sa lagje e kanë parë planin? Nuk po rrej, po pyes”, tha ai.
Kryetari i kryeqytetit, Rama, akuzoi Sejdiun që po gënjen.
“Ja që njerëz si ti që japin dezinformata, njerëz si ti që i rrejnë të gjithë qytetarët e kryeqytetit. Të gjitha lagjet i kemi vizituar”, tha Rama.