Persona të panjohur shtënë me armë në drejtim të një shtëpie në Viti

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në Viti disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një shtëpie.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, ku dy predha kanë goditur murin e shtëpisë dhe një predhë ka depërtuar brenda shtëpisë dhe ka goditur dritën e dhomës”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe një fishekë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme