Personazhin e Sonic e presin ndryshime të mëdha

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Pasi që javën e kaluar është publikuar trileri i parë për filmin e animuar CGI të bazuar në lojërat e njohura të Sega, “Sonic the Hedgehog”, reagimet e adhuruesve ishin mjaft të ndara, por anuan më shumë negativisht.

Gjykuar nga paralajmërimi i fundit i regjisorit të filmit Jeff Fowler, adhuruesit megjithatë do të mundë ta kenë atë që e dëshirojnë.

“Faleminderit për mbështetjen dhe kritikën!” shkroi Fowler në Twitter. “Mesazhi ishte i qartë dhe i kuptueshëm… Nuk jeni të kënaqur me dizajnin dhe doni ndryshime. Dhe këtë do ta merrni. Të gjithë në Paramount dhe Sega janë të përkushtuar plotësisht për ta bërë personazhin sa më të mirë.”

Në film, në të cilin Sonic mbërrin në botën tonë për të shpëtuar nga kërcënimi tani për tani i panjohur, luajnë James Marsden, Neal McDonough, Tika Sumpter, Ben Schwartz (i cili ia huazon zërin Sonicut) dhe Jim Carrey si keqbërësi dr. Ivo Robotnik, shkruan KOHA Ditore.

“Sonic The Hedgehog” në kinema do të duhej të shfaqej në fillim të nëntorit, kështu që ekipi i cili po punon në film do të duhej të punonte intensivisht nëse mendon të arrijë ta rregullojë filmin deri atëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme