Përurohet Çarshia e Vjetër dhe Qendra për Zhvillimin Artizanal në Pejë

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 12:50 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, do të përurojnë sot dy projekte të financuara nga BE-ja në qytetin e Pejës.

Për të dy projektet “Rivitalizimi i Çarshisë së Vjetër dhe Artizanatet e Kosovës perëndimore”, BE-ja ka investuar rreth 500 mijë euro.

Projekti ka përmirësuar shumë infrastrukturën e Çarshisë së Vjetër në këtë qytet.

Qendra për zhvillimin artizanal është ndërtuar në Pejë dhe Gjakovë, ku 12 zanatlinj dhe 27 nxënës, që duan të zotërojnë aftësi për vepra artizanale të veçanta, janë bërë pjesë e kësaj qendre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme