Përurohet projekti “Rregullimi i liqenit akumulues në lumin Ibër”

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 14:17 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë përurimi i projektit “Rregullimi i liqenit akumulues në lumin Ibër”, i realizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Mitrovicës. Projekti i ndërtimit të liqenit në Suhadoll ka kushtuar 4.5 milionë euro.

Zvëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tha se kjo është mrekulli që ka ndodhur në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

“Ky është edhe një sukses tjetër i madh i kryetarit Bahtiri, por kjo nuk mbaron me kaq. Agim Bahtiri do të zbatojë edhe shumë projekte gjigande si kjo. Ai e ka vullnetin, zotësinë dhe krahun për ta sfiduar të ardhmën”, tha Pacolli.

Ministria Reshitaj ka premtuar se projektet për komunën e Mitrovicës nuk do të ndalen.

“Komuna e Mitrovicës do të jetë përfituese e shumë projekteve kjo është vetëm një nismë e përkrahjeve të shumta nga Ministria jonë”, ka thënë ajo.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, tha se me këtë projekt, kanë siguruar se pushuesit kosovarë, nga vera e ardhshme mund të shijojnë plazhet, pushimoret, shëtitoret, madje edhe restorantet e kafenetë.

“Ky liqen i bukur është rezultat i punës tonë dinjitoze. Këtu kemi mbjellur edhe 1200 drunj, ndërsa 2.7 hekatarë do të shfryetëzohen për pishina te mbyllura olimpike dhe shëtitore”.

“Lumi Ibër ofron mundësi shumë të mira, por tani me ndërtimin e liqenit akumulues rrjedhës dhe të plazheve, të pushimoreve e shëtitoreve, qytetarët mitrovicas, por edhe ata të komunave të rajonit të Mitrovicës e të Kosovës do të kenë kushte jashtëzakonisht të mira për të pushuar, për t’u freskuar gjatë ditëve të verës dhe për të bërë plazh, pa shpenzuar shumë buxhetin familjar”, tha ai.

Liqeni akumulues shtrihet në hapësirën nga Suhadoll përgjatë rrjedhës së lumit Ibër, nëpër Zhabar e deri në Gushavc e Vinarc.

Liqeni ka gjatësi prej 1.8 kilometra, gjerësi deri në 150 metra dhe thellësi deri në 3 metra. Ai do të jetë i tipit rrjedhës, ku në shtratin e tij do të vendosen goma në lartësi prej 3 metra, ku uji do të rrjedhë mbi to dhe liqeni pothuajse në çdo kohë do të jetë i pastër.

 

Të ngjashme