Pesë aksionet e policisë, Rama: Rezultatet po vijnë

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 19:55 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i interpreton si rezultate dhe shpërblim i një pune të palodhur, pesë aksionet e ndërmarra në ditët e fundit nga Policia e Shtetit në Tiranë, Fier, Shkodër, Elbasan e Lezhë.

“Falenderoj dhe nxis Policinë e Shtetit për të vijuar papushim më tej punën e mirë. Në pak ditë e deri në orët e fundit, Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar”, shkruan Rama në Facebook.
Rama përmend në postimin e tij arrestimin e grupit të dyshuar në kryeqytet si autorë të vrasjes së Devi Kasmit më 29 janar.

Më pas, kryeministri shqiptar radhit aksionin e Shkodrës për tritolin e vendosur më 13 janar, ku u plagosën tetë persona.

Në Elbasan, thotë Rama, u godit një grup i strukturuar kriminal, me pesë persona të arrestuar dhe 1 në kërkim; u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse, armë, para dhe kanabis.

Kryeministri ndalet edhe tek arrestimi i një 25-vjeçari në Fier për grabitjen e katër pikave të këmbimit valutor dhe sekuestrimin e 1.4 milion euro pasuri në Lezhë nën dyshimet se burojnë nga para të krimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme