Pesë gazetarë nga Afganistani do të strehohen në Kosovë, Qeveria ndan 30 mijë euro

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 11:23 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar propozim vendimin për strehimin e pesë gazetarëve nga Afganistani në dhe ka ndarë edhe 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të tyre.

Zëvendësministri i MPJD-së, Kreshnik Ahmeti duke paraqitur propozim-vendimin për aprovim tha se kjo do t’i shërbej ushtrimit të lirë të profesionit të tyre në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Në kuadër të bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me Federatën Evropiane të Gazetarëve dhe Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediat  dhe qëndrimin e Republikës së Kosovës për solidarizimin me të drejtën e gazetarëve nga Afganistani për ushtrimin e profesionit të tyre në mënyrë të pavarur, të lirë dhe të sigurt dhe vullnetin për t’ju ofruar strehim MPJD paraqet propozim vendimin për strehim dhe ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 30 mijë euro për pranimin e 5 gazetarëve nga Afganistani. Këto mjete do të mbulojnë shpenzimet për periudhën e mbetur të vitit 2022” , ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se përzgjedhja e gazetarëve do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediat  në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Të ngjashme