Pesë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, konfirmon IKSHPK

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 23:51 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se ka vdekur personi i pestë i prekur me Covid-19. Viktima e fundit ka vdekur sonte.

“Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet)”, ka bërë të ditur Instituti.

LEXO EDHE:

Të ngjashme