Ekonomia Online
FUNDIT

Peter Bosz emërohet trajner i ri i Bayer Leverkusenit

Peter Bosz emërohet trajner i ri i Bayer Leverkusenit

Bayer Leverkusen ka konfirmuar se ish-trajneri i Ajaxit dhe Borussia Dortmundit, Peter Bosz është emëruar trajner i ri i skuadrës. Leverkuseni renditet në pozitën e nëntë në tabelën e Bundesligas dhe kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë për ndryshime. Edhe pse me tri fitore nga katër ndeshjet e fundit, klubi gjerman ka vendosur të […]

Bayer Leverkusen ka konfirmuar se ish-trajneri i Ajaxit dhe Borussia Dortmundit, Peter Bosz është emëruar trajner i ri i skuadrës.

Leverkuseni renditet në pozitën e nëntë në tabelën e Bundesligas dhe kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë për ndryshime.

Edhe pse me tri fitore nga katër ndeshjet e fundit, klubi gjerman ka vendosur të ndryshojë shtabin teknik.

Kështu, Leverkuseni ka liruar nga puna trajnerin e deritashëm, Heiko Herrlich.

The full report ?https://t.co/DerU3ZevNg

— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) December 23, 2018

Në vend të tij, klubi gjerman ka vendosur të emëroj një trajner të njohur si Peter Bosz.

Njoftimi për emërimin e Bosz erdhi nga vet Leverkuseni me anë të faqeve të tyre zyrtare.

Heiko Herrlich has been relieved of his coaching duties at #Bayer04.

Peter Bosz will take over in January. pic.twitter.com/Hrtoy8CJ9J

— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) December 23, 2018

“Herrlich është liruar nga çdo detyrë në klub. Bosz do ta marrë përsipër skuadrën nga janari”, thuhet në njoftimin e Leverkusenit.

Bosz në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadra tjera të mëdha si Ajaxi dhe Borussia Dortmundi.

Të ngjashme