Peticioni për rrëzimin e kryetarëve, KQZ vazhdon verifikimin nënshkrimeve

Prishtinë | 05 Shk 2024 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ende në proces të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për shkarkimin e kryetarëve të tyre.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ende jemi në proces të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ashtu siç kemi njoftuar, ky proces do të na marrë kohë pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik. Pas përfundimit të verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura, do të përgatisim raport për çdo komunë dhe do të njoftojmë Ministrinë, kryesuesit e kuvendeve komunle, kryetarët e komunave dhe grupet nismëtare. Po ashtu, përgjigjja e KQZ-së do të bëhet publike edhe për qytetarët dhe mediat”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim për EO.

Të ngjashme