Pezullimi i 37.5 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës për komunat: Ibrahimi del me një kërkesë urgjente

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) Sazan Ibrahimi në emër të kryetarëve të komunave ka kërkuar nga institucionet qendrore lejimin e bartjes së të gjitha mjeteve nga të hyrat vetanake e që momentalisht qeveria ka pezulluar 37.5 milionë euro ndaj komunave.

Në një reagim, Ibrahimi ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati që të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022, të lejohet shfrytëzim i tyre nga ana e komunave si mjete të tyre të garantuara me akte ligjore.

“Edhe përkundër faktit se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shprehur qartë vullnetin e vet, ende këto mjete nuk iu janë bartur Komunave si të hyra vetanake të Komunave (rreth 37.5 milion euro) në buxhetin e vitit 2023, duke penguar kështu projekte zhvillimore komunale të cilat financohen nga të hyrat vetanake të grumbulluara nga taksat e qytetarëve të tyre”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Të ngjashme