Pezullohet tarifa doganore për automjetet nga ShBA-ja

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Komisioni i Tarifave Doganore pranë Këshillit të Shtetit të Kinës vendosi pezullimin e tarifave doganore shtesë ndaj automjeteve dhe pjesëve të këmbimit të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vendim hyn në fuqi më 1 prill 2019.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të shtyjnë për më vonë vendosjen e tarifave të reja për produktet kineze, prandaj në përgjigje të kësaj pala kineze vendosi të pezullojë tarifat.

Ka përfunduar raundi i tetë i konsultimeve dyditore ekonomiko-tregtare të nivelit të lartë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Ky raund është bashkëdrejtuar nga përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer dhe sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin dhe zëvendëskryeministri kinez, Liu He.

Sipas njoftimit, dy palët diskutuan për përmbajtjet e marrëveshjes dhe arritën përparim të ri.

Si pasojë e tensionit të vazhdueshëm tregtar ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, Organizata e Zhvillimit dhe e Bashkëpunimit Ekonomik, ka ulur parashikimin e rritjes botërore nga 3.5 për qind në 3.3 për qind.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme