Pikëkalimi kufitar në Merdar vazhdon të jetë i mbyllur, Policia s’lejon të kalojë asnjë automjet për në Serbi

Merdar | 28 Dhj 2022 | 10:28 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës mëngjesin e së mërkurës nuk ka lejuar asnjë automjet që të kalojë në pikëkalimin kufitar në Medar për në Serbi, raporton Ekonomia Online.

Mbrëmë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikëkalimi kufitar në Merdar është mbyllur për hyrje-dalje.

Sipas njoftimit, shkak i mbylljes është barrikada e vendosur në Serbi, rreth 2 kilometra larg kufirit,

Një grup i serbëve kanë vendosur një barrikadë në Kurshumli, gjë që ka bërë që qarkullimi në drejtim të Kosovës të jetë i pamundur në këtë pikë.

Ndërkohë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Përmes një komunikate, MPJD u bëri thirrje mërgimtarëve që t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, pasi strukturat kriminale serbe kanë vendosur postblloqe të tjera.

Një grup prej rreth njëzet personave e kanë bllokuar pikëkalimin në Merdar në territorin e Serbisë, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Mitrovica e Veriut.

Të ngjashme