PISA 2025: 15-vjeçarët kosovarë s’ditën të llogarisin rrugën më të shkurtër

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Të martën u publikuan rezultatet preliminare të testit PISA 2025, ku 15-vjeçarët e shkollave të Kosovës arritën edhe kësaj radhe rezultate të dobëta, të ngjashme me ato të vitit 2022, në lexim, matematikë dhe shkencë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agon Ahmeti, drejtori ekzekutiv i ETEA, organizatë kjo që merret me përmirësimin e cilësisë në arsim, 15-vjeçarët gabuan në llogaritjet e thjeshta në matematikë, raporton Klankosova.tv.

Në postimin që ai e cilësoi si “analfabetizmi funksional drejt totalitetit”, potencon se 85% e nxënësve kosovarë dështuan në matematikë, 84% në lexim dhe 79% në shkencë.

Ai publikoi një detyrë matematikore ku thotë se 85% e nxënësve kanë gabuar në llogaritje.

“Për me shku në qytet janë dy mënyra të mundshme:

– Rruga A: 30 km deri në një fshat, pastaj 40 km deri në qytet

– Rruga B: 60 km drejtpërdrejt në qytet

Cila rrugë është më e shkurtër?

Fatkeqësisht, 85% e nxënësve janë të prirur me zgjedh rrugën A sepse nuk arrijnë me kuptu që fillimisht duhet me i mbledh sa bëjnë 30+40 për me kuptu që rruga B është 10 km më e shkurtër…”, shkroi Ahmeti.

Të ngjashme