Gjiganti francez është i interesuar ta blejë mesfushorin boshnjak, i cili karrierën e ka nisur po në Ligue 1, tek skuadra nga Groupama Stadium.
Mesfushori i Juventus, Miralem Pjaniq, është cak kryesor i liderit të Ligue 1, Paris Saint-Germain.
Karrierën boshnjaku i pati nisur me Lyon, para se të kalonte në Serie A, tek Roma, ndërsa tani PSG i ka ofruar 8 milionë euro në vit.
Zonja e Vjetër nga Torino nuk ka treguar interesim për ta shitur 27-vjeçarin, por duhet që edhe ai të pajtohet të qëndroj.