Pjesëtarë të FSK-së ua japin ndihmën e parë dy personave të aksidentuar

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 11:02 | Nga

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkatësisht i Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza, përgjatë rrugës Prishtinë – Ranillug, afër Ranillugut, dje ofruan ndihmën e parë në vendin e aksidentit dy personave civilë të lënduar si pasojë e aksidentit rrugor. Ata gjithashtu janë përkujdesur për të njëjtit derisa autoambulanca dhe personeli mjekësor i ka marrë për në spital.

Ekipi i FSK-së, ishte duke udhëtuar për në Komunën e Ranillugut ku FSK-ja rregullisht merr pjesë në takimet zyrtare për siguri në komunat e Kosovës.

Pjesëtarët e FSK-së janë të trajnuar për ofrimin e ndihmës së parë dhe shpesh kanë intervenuar dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish në raste aksidentesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme