Plagoset një person në Viti

Viti | 17 Maj 2017 | 11:12 | Nga

Pas një përleshje mes disa personave në fshatin Germovë të Vitisë, ku është përdorur edhe arma e zjarrit, ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Siç njofton Policia, si pasojë e të shtënave janë dëmtuar dy vetura dhe si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre copë fishekë, nëntë gëzhoja dhe një plumb i pashkrepur.

Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme