Plagosje me armë zjarri në kokë, duke manovruar me të

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 10:04 | Nga

Policia ka arrestuar një person nga Gjilani në rrugën “Arben Ramadani” pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.

“Njësiti i hetimeve ka intervistuar edhe një të dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe sipas tij deri te plagosja ka ardhur pasi që i dyshuari duke manovruar me armë aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe e ka goditur viktimën”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm e cila dyshohet të jetë shkrepur nga arma e llojit “Ekol Tuna “, e cila është konfiskuar.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe  me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme