Pochettino: Ronaldo është fenomen, shembull për t’u ndjekur

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 16:03 | Nga

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, e ka lavdëruar tej mase yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, para takimit të së mërkurës mbrëma mes Tottenham dhe Real Madrid në “Wembley” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Këto dy skuadra i ndanë pikët në ndeshjen e kaluar pas rezultatit 1-1 në “Bernabeu”, dhe ishte Ronaldo ai që kishte shënuar për madrilenët, transmeton Express.

Pochettino ka thënë se Ronaldo e ka merituar çmimin e FIFA-s si lojtari më i mirë dhe se ai është shembull për të gjithë për shkak të nivelit profesional që ka.

“Ai është fenomen. Ai sapo e ka fituar çmimin si më i miri dhe e vërteta është se ai e meriton këtë. Përveç cilësive si profesionist, ai është shembull”, ka thënë Pochettino.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme