Podujeva mbetet pa ujë për shkak të një defekti në gypin furnizues të Albanikut

Prishtinë | 25 Qer 2026 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se qyteti i Podujevës do të mbetet përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të punimeve në gypin furnizues të Albanikut.

Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit ka nisur nga ora 15:00 dhe do të zgjasë deri në sanimin e plotë të defektit.

“Për shkak të punimeve në gypin furnizues të Albanikut, qyteti i Podujevës do të mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 15:00, deri në sanimin e plotë të defektit në gyp”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike janë angazhuar në terren dhe po punojnë për eliminimin e problemit dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë”, njofton KRU “Prishtina”.

Nga kompania nuk është bërë e ditur koha e saktë e përfundimit të punimeve, ndërsa qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim deri në normalizimin e situatës.

Të ngjashme