Policët e arrestuar sillen në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Prishtinë | 15 Mar 2022 | 10:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

48 zyrtarët policorë dhe dy zyrtarët doganorë, të arrestuar një ditë më parë, në operacionin e koduar me emrin “Pika”, janë sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ata pritet që sot të dalin para dy gjykatësve të procedurës paraprake të Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Seanca dëgjimore është paraparë të fillojë në orën 10:00. Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokurori i PSRK-së, Ilir Morina, ka thënë se është vendim i gjykatës që të ndahet rasti në dy pjesë në këtë fazë të procedurës paraprake.

Në mesin e 50 të arrestuarve janë dy udhëheqësit e pikave kufitare Qafë Prush dhe Qafë Morinë si dhe dy oficerë doganorë; të tjerët janë policë kufitarë.

Ky është momenti kur të arrestuarit sillen para gjykatës.

Të ngjashme