Policia arrestoi një person për zjarrvënie në Gjilan

Gjilan | 06 Gus 2017 | 16:16 | Nga

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili u kishte vënë zjarrin disa mbeturinave dhe më pas zjarri kishte rrezikuar disa shtëpi.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në Gjilan dje rreth orës 15:30.

Policia njofton njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është arritur të shuhet zjarri.

Më urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ky rast nga Policia po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme