Policia arreston 13 veta për vjedhje të rënda në Podujevë

Prishtinë | 27 Jan 2017 | 15:11 | Nga

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Një operacion i tillë është organizuar që nga data 18.01.2017 deri me 24.01.2017 nga hetuesit e stacionit policor të Podujevës, të cilët i kanë dhënë përparësi luftës kundër kriminalitetit dhe veçanërisht disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve të rënda ndodhura, (në shtëpi, dyqane etj.) në zona të ndryshme të rajonit të Podujevës.

Operacioni i cili ka qenë i organizuar për kapjen e personave, për të cilët dyshohej me bazë të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve, vjedhjeve të rënda, ka rezultuar me arrestimin e trembëdhjetë personave të dyshuar , (katër grupe të cilat kanë operuar ndaras).

Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e shtëpive të të dyshuarve, ku policia ka arritur të gjejë dhe konfiskojë gjësende që janë raportuar të vjedhura (të cilat ju janë kthyer pronarëve) si dhe disa dëshmi të tjera që lidhen me rastet.

Personat e dyshuar:

• A. H mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• A. H mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• E. T mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• F. H mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• N. Z mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• F. K mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• I. T mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• V. H mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• L. H mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• F. B mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• V. H mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
• A. Q mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe
• B. M mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar në gjykatën kompetente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme