Policia arreston një person për bixhoz dhe substanca narkotike

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Arrestohet një person për veprat penale “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozëve të Paligjshëm” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Me datën 06 gusht 2019, duke filluar nga ora 00:30, në rr. ‘Villiam Voker’- Pejë, Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë kryer bastisjen e 2-(dy) lokacioneve të dyshuara.

Gjatë bastisjes në këtë lokal janë gjetur:

             1224 qipa të cilët nevojiten për lojën e bixhozit

             7 palë letra

             35 cope bankënota nga 5- euro

             1 fletore

             1 listë e borxhit

             Një sasi disa gram e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit kokainë.

Të gjitha këto janë konfiskuar nga Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Dy personat e dyshuar në këtë rast janë arrestuar, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit të njëjtit ndalohen për 48- orë, rasti është cilësuar, ‘ Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozëve të Paligjshëm’, dhe ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Të ngjashme