Policia arreston një person të dënuar më 17 vite burg për vrasje në Zvicër

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 13:35 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në Pejë, një person në baze të një urdhri kërkimi ndërkombëtar , pasi i njëjti është i dënuar më 17 vjet burgim për një vrasje në Zvicër.

Gazeta Express merr vesh se i arrestuari është Demo Berisha. Ai është kapur në Leshan të Pejës. Rastin e ka konfirmuar zyra për informimin e Policisë së Kosovës.

“Me datë 26.07.2017, Njësiti për persona te arratisur (FAST Kosova) qe vepron ne kuadër te Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar ne Drejtorin e Përgjithshme te Policisë së Kosovës, se bashku me një njësi te Patrullës se Stacionit Policor te Pejës kane arrestuar te dyshuarin (D.B; v.l. 1963) ne bazë te urdhër kërkimit ndërkombëtar. Ne bazë te këtij urdhri i njëjti është i dënuar me 17 vjet për veprën penale vrasje, vepër e kryer ne Zvicër”, njofton Policia.

“Rasti është duke u trajtuar dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit i njëjti me aktvendim është ndaluar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme