Policia e Kosovës e qytetarë të shumtë dhurojnë gjak në Prishtinë

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 13:44 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë të shumtë e pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dhuruar gjak në Ditën botërorë të dhurimit të gjakut në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Qendrës për Transfuzionin e gjakut, Bukurije Zhubi, ka falënderuar të gjithë ata të cilët kanë dhuruar gjak dhe kanë shpëtuar jetë.

“Kjo ditë ka për qëllim të rrisë vetëdijesimin e gjithë qytetareve në lidhje me dhurimin e gjakut. Për hir të kësaj ditë qendra për transfuzion të gjakut ka organizuar aksione të dhurimit të gjakut e cila starton prej sot deri të dielën. Interesimi i qytetarëve është prezent”.

“Që në mëngjes kemi startuar dhe ka qenë edhe ministri i Shëndetësisë dhe do të kemi deri të kemi FSK dhe Njësinë Speciale të Kosovës 30 nga të dy grupet të cilët do ta shënojnë përmes dhurimit të gjakut”.

Saimi Januzi nga Njësia Speciale Operative e Policisë tha se 25 pjesëtarë të kësaj njësi kanë dhuruar gjak dhe kjo është traditë që ata e bëjnë cdo vit, raporton EO.

“Edhe kësaj here Njësia Operative ju ka përgjigj për dhurim të gjakut për Ditën botërore. Tani jemi 25 pjesëtarë. Një pjesë tjetër e kanë kryer në kampin Vrella”.

“Dy herë në vit jemi pjesëtarë të Policisë që japim gjak. Dhuro gjak shpëto jetë kjo është porosia që e përcjellim te të gjitha”.

Ndërsa Mërgim Hajrizi, tha se është dhurues i rregullt i gjakut.

“Së fundi kemi parë që po ka shumë raste të aksidenteve në trafik dhe ka shumë njerëz që kanë nevojë për gjak dhe është gjest human”.

“Unë dhuroj tri herë brenda vitit gjak”.

Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”.

Slogani i sivjetmë i kësaj dite do të jetë “Jepni gjak dhe mbajeni botën duke rrahur”.

Dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet prej vitit 2004 dhe ka për qëllim dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë.

Të ngjashme