Policia e Kosovës fillon hetimet për rastet e vdekjeve në QKUK

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 15:43 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka filluar hetimet preliminare të rasteve të vdekjeve në QKUK. Lajmin lidhur me fillimin e hetimeve e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, raporton Ekonomia Online.

“Bazuar në autorizimet e prokurorisë kompetente Policia e Kosovës. Ka filluar hetime preliminare dhe çfarëdo veprimi dhe çfarëdo vendimi që merret më tutje në bazë të të gjeturave që gjen policia e Kosovës edhe veprimet e tjera në koordinim dhe bashkërendim me prokurorinë kompetente do të ndërmerren konform procedurave ligjore”, konfirmoi Hoxha.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të enjten më 7 shtator, kanë vdekur dy persona, nga siç thuhet, komplikimet gjatë operacioneve. Vdekja e tyre është cilësuar si e dyshimtë.

Ndërkohë, edhe një rast tjetër gjatë këtyre ditëve është raportuar si vdekje e dyshimtë. Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se “një mashkull, shqiptar, ka informuar se bashkëshortja e tij, e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare, ka ndërruar jetë”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës, Uran Ismaili ka deklaruar se analizat rreth këtyre rasteve janë nisur jashtë vendit.

Të ngjashme