Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka shpallur procesin e gradimit për gradën Toger, me 157 pozita të hapura për zyrtarët policorë që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale.
Sipas tij, të drejtë aplikimi kanë zyrtarët me së paku dy vite në gradën Rreshter, si dhe ata me gradën Polic i Lartë që kanë të paktën 10 vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës.
“Ky proces shënon një tjetër hap konkret në reformimin dhe fuqizimin e sistemit të karrierës brenda policisë. Kështu garantohet më shumë mundësi avancimi për zyrtarët që për vite me radhë kanë shërbyer me profesionalizëm, integritet dhe përkushtim ndaj sigurisë publike”, ka shkruar Sveçla.
Afati për aplikim është deri më 12 qershor 2026.