Policia e Mitrovicës për vetëvrasjen e policit: Rasti ka ndodhur aksidentalisht

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar se një pjesëtarë i tyre ka humbur jetën gjatë një aktiviteti në poligonin e gjuajtjeve në Cerrnushë.

Bëhet fjalë për një zyrtar policor, të moshës 44-vjeçare, transmeton KlanKosova.tv.

“Sot rreth orës 10:28, është raportuar se në poligonin e gjuajtës së Policisë në fshatin Cërnushë të Mitrovicës, një polic është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik (ri-certifikimi)”.

“Polici i plagosur është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, mirëpo nga ana e personelit mjekësor është konstatuar vdekja e policit B.T., 44-vjeçar, punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në kumtesë.

“Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht. Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin”.

Të ngjashme