Policia: Fëmijët që luajtën lojën “Balena Blue” kishin shenja në trup

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 17:58 | Nga

Policia e Kosovës ka zbuluar gjashtë raste në rajonin e Prishtinës, kur fëmijë janë përfshirë në lojën e rrezikshme në internet, e quajtur “Balena Blue”.

“Sot i kemi të raportuara gjashtë raste që kanë të bëjnë me përfshirjen e fëmijëve; një rast nga Drenasi dhe tjerat nga Prishtina”, ka thënë zëdhënësi Baki Kelani, raporton Klan Kosova.

“Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para njëri nga rastet ka të bëjë edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë”, ka thënë Kelani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme