Policia ia publikoi foton, arrestohet personi që kërkohej për sulm seksual

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i cili po kërkoj për sulm seksual në Prishtinë.

Fotografinë e të njëjtit policia e ka publikuar të martën në Facebook, ku u bënte thirrje qytetarëve për bashkëpunim për identifikimin dhe arrestimin e tij.

“Sulm seksual – Prishtinë 18.02.2023-01:15. Lidhur me rastin me datë 04.04.2023 pas publikimit të fotografisë së të dyshuarit mashkull kosovar në rrjete sociale, i dyshuari është paraqitur në stacion policor”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Të ngjashme