Policia jep detaje për aksidentin në Gjilan: Të lënduarit po trajtohen në spital

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Disa persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit, pas një aksidenti trafiku të ndodhur në qendër të qytetit.

Rasti është bërë i ditur edhe nga zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, ndërsa tha se dyshohet që shkaktar i aksidentit të jetë një kamion transportues.

”Po, fatkeqësisht ka ndodhur një aksident i rëndë në Gjilan. Dyshohet se shkaktar i aksidentit të jetë një kamion transportues”, tha Hashani.

Nga ky aksident, nuk ka të vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme