Policia jep detaje për aksionin e bastisjes së shtëpisë së asambleistit serb në Ranillug

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjen e shtëpisë së asambleistit serb në Komunën e Ranillugut, Ivan Ristiq.

Zëdhënësja e Policisë Luljeta Mehmeti, për Klan Kosovën ka thënë se operacioni ka përfunduar.

Mehmeti theksoi se ky operacion është kryer mbi dyshimin për armëmbajtje pa leje, por policia nuk ka gjetur armë gjatë bastisjes.

“Operacioni policor i realizuar në një fshat të Komunës së Ranillugut, i cili ka qenë i bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente ka përfunduar. Operacioni policor është kryer mbi dyshimet për armëmbajtje pa leje, por gjatë kontrollit nuk është gjetur ndonjë armë ilegale”, tha Mehmeti.

Të ngjashme