Policia jep detaje për sulmin ndaj aktivistit të Vetëvendosjes

Prishtinë | 23 Mar 2017 | 10:56 | Nga

Sulmin e mbrëmshëm që ndodhi ndaj aktivistit të Vetëvendosjes, e ka konfirmuar për Klan Kosova edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur tek lagjja e spitalit  ku me të kuptuar për sulmin ajo tha se policia doli menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ahmeti tha se ky sulm ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23 teksa pranoi se policia është duke vazhduar me hetimin e rastit për të kuptuar rrethanat për sulmin ndaj aktivistit Agron Kabashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme