Policia jep detaje për vdekjen e të moshuarit në Prizren

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës nga rajoni i Prizrenit ka dhënë detaje për vdekjen e një të moshuari i cili u gjet dje pa shenja jete në njërën nga lagjet e Prizrenit.

Nga Policia kanë deklaruar se viktima mashkull i komunitetit boshnjak kishte qenë i shtrirë në tokë pa shenja jete në rrugën ‘Rrustë Kabashi”, të Prizrenit.

“Rr. Rrustë Kabashi, Prizren  08.02.2020 – 18:25. Ankuesi mashkull K-Turk ka informuar se për deri sa ishte duke ecur kishte hasur në një person të moshuar, i cili ishte i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull K-Boshnjak, e ka konstatuar mjeku”,

Tutje me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme