Policia: Shpërthimi në Kuvend nga distanca, s’ka të lënduar

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 00:30 | Nga

Policia e Kosovës ka lëshuar deklaratë zyrtare për shpërthimin që ndodhi në orët e mbrëmjes të së enjtes te Kuvendi i Kosovës.

Policia ka njoftuar se është duke marrë veprimet intensiveve për të identifikuar të dyshuarit.

“Me 04.08.2016 rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar në njerëz”.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante të saj menjëherë ka reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative dhe hetimore janë duke u kryer për të identifikuar të dyshuarit e involvuar në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme