Policia kryen bastisje në lokalin e dy vëllezërve në Prizren

Prishtinë | 18 Qer 2026 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një kafiteri në Prizren.

Kontrolli është kryer mbi dyshimin se pronarët e lokalit, vëllezër, nga lokali i tyre shpërndajnë narkotikë dhe mbajnë armë zjarri.

Gjatë bastisjes në lokal ishte prezent i dyshuari D.P., mashkull 29 vjeç, derisa bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: Një pistoletë “SIG” me 9 fishekë, transmeton Klankosova.tv.

“Sa i përket narkotikëve, nuk është gjetur asgjë”, thotë policia.

I dyshuari D.P. është intervistuar për veprën penale sipas nenit 267 dhe nenit 366 të KPRK-së: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” .

Me urdhër të prokurorit të lëndës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Aksioni u zhvillua nga hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik në këtë qytet, nën asistimin e njësive tjera të Policisë nga Stacioni Policor i Prizrenit, kanë zbatuar urdhëresën për kontroll të befasishëm në një lokal-kafiteri. Urdhëresa është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Të ngjashme